About this course

Ky rrjet profesional është krijuar për të mbështetur dhe fuqizuar rolin e Përgjegjësve të Njësive të Zhvillimit në shkollat profesionale publike në Shqipëri. Ai funksionon si një komunitet praktike, ku anëtarët mund të ndërveprojnë, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të ndajnë burime të dobishme për punën e tyre të përditshme.

Rrjeti synon të krijojë një hapësirë bashkëpunimi, për të:

  • Shkëmbyer praktika të mira, përvoja dhe sfida konkrete nga terreni;

  • Diskutuar dhe bashkëhartuar zgjidhje praktike për çështje të përbashkëta;

  • Ndërtuar një bazë të përbashkët njohurish dhe instrumentesh pune;

  • Forcuar kapacitetet profesionale dhe funksionet zhvillimore të shkollave.

Përmes forumeve të diskutimitmaterialeve të ngarkuara dhe aktivitetit ndërveprues, rrjeti ofron një mundësi unike për:

  • Bashkëpunim ndërmjet kolegëve në nivel kombëtar;

  • Mbështetje të ndërsjellë;

  • Qasje të lehtë në materialet e trajnimeve kombëtare, dokumente referuese dhe modele pune.

Të gjithë anëtarët e rrjetit janë të regjistruar paraprakisht, dhe ftohen të marrin pjesë aktive për të kontribuar në zhvillimin e një komuniteti profesional funksional dhe të qëndrueshëm.




Dates

Start date: 20/03/25