Ky rrjet profesional është krijuar për të mbështetur dhe fuqizuar rolin e Përgjegjësve të Njësive të Zhvillimit në shkollat profesionale publike në Shqipëri. Ai funksionon si një komunitet praktike, ku anëtarët mund të ndërveprojnë, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të ndajnë burime të dobishme për punën e tyre të përditshme.
Rrjeti synon të krijojë një hapësirë bashkëpunimi, për të:
Shkëmbyer praktika të mira, përvoja dhe sfida konkrete nga terreni;
Diskutuar dhe bashkëhartuar zgjidhje praktike për çështje të përbashkëta;
Ndërtuar një bazë të përbashkët njohurish dhe instrumentesh pune;
Forcuar kapacitetet profesionale dhe funksionet zhvillimore të shkollave.
Përmes forumeve të diskutimit, materialeve të ngarkuara dhe aktivitetit ndërveprues, rrjeti ofron një mundësi unike për:
Bashkëpunim ndërmjet kolegëve në nivel kombëtar;
Mbështetje të ndërsjellë;
Qasje të lehtë në materialet e trajnimeve kombëtare, dokumente referuese dhe modele pune.
Të gjithë anëtarët e rrjetit janë të regjistruar paraprakisht, dhe ftohen të marrin pjesë aktive për të kontribuar në zhvillimin e një komuniteti profesional funksional dhe të qëndrueshëm.