Njoftim COVID-19

U D H Ë Z U E S   P Ë R D O R I M I

PLATFORMA MËSOVET

Për të mundësuar mësimin në distancë ju vjen në ndihmë platforma MesoVet.al. Për  çdo pyetje që mund të keni ju lutem kontaktoni nëpërmjet adresës së email-it: support@mesovet.al ose telefononit në nr. +355 68 20 745 66

Platforma MësoVet ju mundeson monitorimin e përdorimit të plaformës nga nxënësit. Ky informacion mund të printohet në formë raportesh nga platforma. Për ketë do keni asistencën tonë.

Në mënyrë që të fillojmë sa më shpejt më aktivizimin e platformës dhe vendosjen e materialeve në të ju lutem dërgoni:

 

1.     Materialet të detajuara si më poshtë: 

  • Titulli i lëndës, klasa, drejtimi/profili, shkolla
  • Sipas temave mund të dërgoni:
    • Video (mund të jenë file AVI, MP4, MPEG etj, link YouTube ose Dailymotion)
      • Video të rregjistruara vetë me telefon, kompjuter etj
      • Video të para-përgatitura
    • Materiale text (Word, PDF, etj)
    • Prezantime (PPT ose Google Slides)
    • Foto (JPG, GIF, PNG)
    • Lidhje me faqe të tjera si referencë
    • Pyetje testimi
    • Detyra
    • Materiale të tjera digjitale,
      • Ju lutem shmangi librat e plotë dhe të skanuar
      • Ju lutem respektoni të drejtën e autorit
      • Cilësia e materialeve të jetë sa më e mire (psh. Foto me rezolucion të lartë, video HD, etj)

Materialet tuaja mësimore mund ti dërgoni në çdo lloj forme transmetimi si: Google Drive, WeTransfer etj.


 

2.     Paraqitja e materialeve dhe ineraktiviteti: 

  • Brenda mundësive materiet të paraqiten në mënyrë sa më tërheqëse
  • Të ketë një renditje të llogjikshme e temave, çështjeve, materialeve, detyrave etj.
  • Përdorimi i materialeve digjitale interaktive duke u përpjekur të minimizohet teksti
  • Krijimi i materialeve për detyra individuale dhe punë në grup
  • Krijimi i chat, wiki etj (ju lutem specifikoni nevojat për ndihmë për krijimin e tyre)

 

Për më tepër informacion ju lutem përdoni udhëzuesin në kursin e posatçëm:    https://mesovet.al/course/view.php?id=77


3.     Përdoruesit:

Në mënyrë që të përfshihen nxënësit në platformë dhe të sigurohet monitorimi i tyre duhet të dërgohen listat e përdoruesve ku të specifikohet cilët janë studentë, mësues etj. Për këtë, ju lutem plotësoni tablën më poshtë me të dhënat e domosdoshme.

 

Nr.

Emër

Mbiemër

Adresë e-mail

Shkolla

Klasa

Drejtimi/profili

Roli (mesues/nxënës)

1

 

 

 

 

 

 

 

2

 

 

 

 

 

 

 


4.      Hapat e punës nga stafi mbështetës:

 

  1. Merret kërkesa fillestare nga mësuesit bashkë me materialet bashkangjitur
  2. Krijohet kursi me të dhënat e dërguara
  3. Merret përshtypja e mësuesit pas krijimit të kursit
  4. Adresohen komentet dhe bëhen përmirësime të mundshme
  5. Regjistrohen nxënësit
  6. Mbështetje e vazhduar për mësuesit dhe nxënësit
  7. Dërgimi i raportit të monitorimit të përdorimit nga nxënësit

 

Last modified: Monday, 18 May 2020, 4:13 PM